Papuqi: Në Gjakovë të gjithë jetojnë me Vëllaznimin
28 janar 2019
| 15:37
Fisnik Papuqi për “Epokën e re” ka thënë se skuadra nga qyteti i Gjakovës meriton më shumë në futboll, pasi jeton me KF Vëllaznimi.
Mbrojtësi legjendar i Besës së Pejës, ka thënë se i mbetet merak se nuk arriti të fiton titullin me skuadrën kuqezi nga Gjakova.
“Momente të mira dhe të paharrueshme kam pasur në Klubin e Vëllaznimit. Me skuadrën e Vëllanzimit e kemi fituar Kupën, por më ka mbetur merak që e humbëm titullin dhe qyteti i Gjakovës meriton shumë në futboll, pasi jeton me Vëllaznimin”, ka thënë Papuqi.
/Epoka e re/