Paqarada: Ishim të pafat ndaj Andorrës
28 mars 2023
| 23:52
Futbollisti i Kosovës, Leart Paqarada, ka thënë se ishin të pafat në barazimin ndaj Andorrës.
Paqarada theksoi se e kanë ditur se do të jetë e vështirë ndaj Andorrës, pasi sipas tij, do të koncentrohej më shumë për t’u mbrojtur.
“E kemi ditur se do të jetë lojë e vështirë, sepse kundërshtari koncentrohet për t’u mbrojtur, i patëm disa raste. Nuk kem edhe shumë të saktë në pasime dhe driblime, në krosime dhe kem të pafatë nuk dhamë shumë gola”, tha Paqarada.