Paqarada largohet nga Sandhausen

29 qershor 2020 | 17:34

Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Leart Paqarada ka njoftuar se do të largohet nga skuadra e Sandhausenit. 25-vjeçari ka luajtur plot gjashtë vjet për këtë skuadër, kurse tash është në kërkim të një aventure të re.

Mbrojtësi i majtë ishte zhvilluar te Werder Bremeni dhe te Bayer Leverkuseni. Këtë edicion është paraqitur në 32 ndeshje kampionale, ndërsa ka kontribuar me një gol e pesë asistime. Ka kompletuar të gjitha 32 ndeshjet, kurse ka munguar në një ndeshje për shkak të kartonëve e në një tjetër me leje të klubit.

“Gjashtë vjet dhe 160 ndeshje. Ka qenë kohë shumë e bukur. Faleminderit dhe lamtumirë. Ju uroj shumë suksese në të ardhmen”, ka thënë Paqarada.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit Adem Demaçi, ka reaguar pasi…