Paqarada lirohet nga grumbullimi, kjo është arsyeja
10 tetor 2024
| 11:25
Mbrojtësi i Kolnit, Leart Paqarada është liruar nga grumbullimi i Përfaqësues së Kosovës në futboll për ndeshjet kundër Lituanisë dhe Qipros, për shkak të lëndimit.
Gjatë dy ditëve të kaluara Paqarada në përgjithësi ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, teksa pas ekzaminimeve mjekësore u vendos që ai të lirohet dhe të kthehet në klubin e tij për trajtimin e nevojshëm. “Dardanët” sot pasdite udhëtojnë drejt Lituanisë.