Paqarada në formacionin e javës të Bundesliga 2

30 shtator 2024 | 14:58

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada është futur në formacionin e javës në Bundesliga 2.

Paqarada dje zhvilloi një paraqitje fantastike në barazimin 4:4 kundër Karlsruher. Mbrojtësi i krahut të Kolnit, i realizoi katër asistime në këtë ndeshje. Faqja e njohur e statistikave, Sofascore e ka futur në 11-shen më të mirë të javës futbollistin kosovar, duke e vlerësuar me notën 8.5. Formacioni: Reimann, Paetow, Neumann, Halstenberg, Kratten, Bilbija, Sahin, Paqarada, Burcu, Wanitzek, Sylla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se përballja…