Paqartësi për shtyerje të konkursit për kryeshef të Trepçës, Morina: Kërkesat e minatorëve nuk janë plotësuar, pritet të hyjnë në grevë
Me 29 nentor ishte paraparë që të mbyllej konkursi për kryeshef ekzekutiv të ndërrmarjes “Trepça”, por i njëjti nga menaxhmenti është shtyer për pesë ditë. Ata që hoqën dorë nga konkursi në momentin e fundit hedhin dyshime për shtyrje. Menaxhmenti e bordi heshtin, GLPS thotë se konkursi është i jashtligjshëm
Norma për konkurs duket se ishte realizuar por kjo nuk mjaftoi që menaxhmenti i ndërrmarjes “Trepça”, konkursi për kryeshef ekzekutiv të kësaj ndërrmarje ta shtyente edhe për pesë ditë të tjera.
Në njoftimin publik, thuhet se për shkak të kompleksitetit të çështjes administrative konkrete, ky konkurs duhet të shtyhet.
Dyshime për këtë shtyrje të afatit prej pesë ditësh po hedh Gazmend Morina, që në momentin e fundit hoqi dorë për këtë pozit.
Për shkak se konkursi është vazhduar, kjo po tregon që mund të ketë pazare të ndryshme për pozitën e kryeshefit. Kërkesat e punëtorëve minatorë nuk janë plotësuar, punëtorët do të hyjnë në grevë prapë sipas të gjitha gjasave.” – ka thënë Gazmend Morina.
Të paknaqur jo vetëm me këtë por edhe më atë se marrëveshja e arritur nuk po zbatohet, janë minatorët.
“Nuk është zbatu as një pik deri tash, përjashtim të pikës dy që është hapja e konkursit të menaxherit që ka një zvarritje edhe aty. Paga nuk është realize deri në fund të nëntorit dhe jemi afër afatit për pagën e nëntorit dhe mbesim të shohim se si do të shkoj”, ka thënë Fevzi Ademi nga Sindikata e Punëtorëve të “Trepçës”.
E shtyrjen e afatit të aplikimit për përzgjedhjen kryeshefit të ri e kanë kërkuar Organizatat Joqeveritare.
Sipas GLPS-së ekzistojnë tri shkeljet që janë gjetur me të filluar ky konkurs.
“Shkelja e parë është kandidatëve ju është kërkuar dokumente që nuk janë në hetime e jo dukmentin që nuk janë të denuar fare, pastaj nuk është kërkuar niveli i shkollimit por janë cekur vetëm drejtimet. Paqartësia e tretë ka të bëjë që në konkurs preferohetë që kandidatët të kenë punuar në ndërrmarje të medha”, ka thënë Ema Pula nga GLPS.
Konkursi për kryeshef ekzekutiv ishte hapur më 13 nentor të këtij viti, derisa ashtu siç mëson Dukagjini deri me datën 29 ku ishte parapa të jetë dita e fundit e konkursit, kishin aplikuar mbi 10 persona.