‘Paqe’ në supersfidën e Bundesligës

15 shkurt 2025 | 21:00

Bajern Leverkusen dhe Bayern Mynihu, nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola në supersfidën e javës së 22-të të Bundesligës gjermane.

Dominim i kampionëve në fuqi të Çabi Alonsos, që regjistruan 3 gjuajtje në kuadrat, ndërkohë që skuadra e Kompanisë, nuk arriti të shënjestronte asnjëherë portën në këtë duel.

Interesant është fakti se Bayern Mynih nuk regjistroi asnjë korne të fituar. Të gjitha statistikat ishin në favor të vendasve.

Për sa i përket renditjes, diferenca mbetet 8 pikë, me Bayern Mynihun që ka siguruar 55 pikë në 22 ndeshje, teksa Leverkusen ka 47 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kutitë e një qendre votimi në Gjakovë janë hapur të…