Paqe në “Velodrome”
Nuk mund të kishte rezultat më të drejtë, për atë çka u dha në fushën e blertë. “Të Kaltërit” e Olympique Marseille dhe “Bergamaskët” e Atalanta, nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, 1 me 1, në “mitikun” e “Stade Velodrome”, në xhiron e parë të fazës gjysmëfinale, të UEFA Europa League.
Nga një gol për secilin ekip, të shënuar në pjesën e parë të sfidës fillimisht nga “bomberi” italian, Gianluca Scamaça e më tej nga “lideri” kongolez i prapavijë, Chanchel Mbemba mjaftuan që këto sfida të përfundonte në barazim.
Tashmë finalja do të diskutohet javën e ardhshme, teksa mbrëmjen e 9 majit, “Bergamaskët” e Atalanta do të presin në “mitikun” e “Geëiss Stadium”, “gjigantët” francezë, për të diskutuar përfundimisht skuadrën që do të arrijë në finalen e madhe të Dublinit.