Paqja dhe siguria në rajon, Osmani takon ambasadorin e SHBA-së në OKB
22 tetor 2024
| 20:29
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood.
Lajmin e ka bërë të ditur presidentja Osmani përmes një postimi në Facebook.
Osmani tha se kanë pasur një diskutim përmbajtjesor e produktiv.
”Në takim me Ambasadorin Robert Wood kishim sot një diskutim përmbajtësor dhe produktiv për sukseset e Kosovës si dhe për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon”, ka thënë Osmani.