“Paqja varet nga një fije në Ballkan”, Baerbock: Gjermania do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë në kuadër të KFOR-it

28 nëntor 2023 | 20:22

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka konfirmuar se vitin e ardhshëm shteti gjerman do të dërgojë 150 trupa shtesë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel të martën, Baerbock ka theksuar se paqja në Ballkanin Perëndimor varet nga një fije.

“Në Ballkanin Perëndimor, paqja shpesh varet nga një fije”, tha ajo.

“Paqja shpesh varet nga një fije në Ballkanin Perëndimor. Angazhimet e NATO dhe të BE-së shkojnë dorë për dore. Misioni i EUFOR ofron siguri në Bosnjë e Hercegovinë, dhe NATO_KFOR në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë deri në 150 trupa shtesë për KFOR-in”, ka deklaruar Baerbock.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit ka arritur në Tiranë dhe ka zhvilluar…