Paqueta: Neymari është lojtari më i mirë brazilian
23 mars 2022
| 11:56
Dje dolën disa deklarata nga një gazetar i njohur se Neymar shkon me vonesë në stërvitje dhe i dehur.
Kjo ishte një deklaratë shokuese dhe me shumë bindje, por shoku i tij i kombëtares, Lucas Paqueta i ka dal në mbrojtje.
“Neymar është një djalë i mirë dhe një profesionist i madh, i talentuar me një talent të jashtëzakonshëm. Ai është padyshim lojtari më i mirë i kombëtares braziliane. Është privilegj ta kemi mes nesh. Kur unë kam Neymarin në krah, ndihem më i fortë dhe është e njëjta gjë për shokët e mi. Është normale që të ketë kritika pas eliminimit të PSG-së nga Liga e Kampionëve, por ai po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë që kishte pësuar dhe po përmirësohet”, është shprehur ish-lojtari i Milanit.