Para 4 vitesh Kurti thirri konferencë dhe e çoi Thaçin në Prokurori për zotimin ndaj NATO-s, tani edhe vetë Qeveria e tij u rizotua

08 janar 2025 | 22:20

KFOR sot e ka konfirmuar se Qeveria e Albin Kurtit ka dhënë një rizotim për respektimin e marrëveshjes së vitit 2013 në mes të NATO-s dhe Republikës së Kosovës për dërgimin e ushtrisë së Kosovës në veri të vendit.

Në përgjigjen e KFOR-it është thënë se në bazë të Marrëveshjes NATO-Kosovë të vitit 2013, çdo vendosje e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të Kosovës kërkon autorizimin paraprak nga komandanti i KFOR-it.

“Ne e mirëpresim respektimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe rizotimin me shkrim të kohëve të fundit, që pasqyron dialogun e rregullt të KFOR-it me përfaqësues të organizatave të sigurisë në Kosovës, përfshirë edhe zotin Maqedonci. Komunikimi transparent dhe koordinimi me kohë është çelës për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, është thënë në përgjigjen e KFOR për Nacionale.

Por, në një nga konferencat e para në mandatin e tij të dytë si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti kishte thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media kundër presidentit të atëhershëm Hashim Thaçi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kurti në atë konferencë pari deklaruar se e kishte njoftuar përmes një shkrese zyrtare se e ka kryeparlamentaren e atëhershme, Vjosa Osmani, lidhur me një marrëveshje sekrete në mes të , Hashim Thaçit, dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Po ashtu Kurti kishte deklaruar se çshtjen e kishte dërguar në Prokurori.

Kryeministri, Albin Kurti, thoshte se në marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n përmendet “Kosova Veriore”.

“Shpiket fjala ‘Kosova Veriore’ dhe nuk ka marrë miratim dhe nuk u informua Kuvendi i Kosovës”, deklaronte Kurti.

Sipas tij, momentin kur liderët flasin për territore, pas dyshim se edhe ushtria është në pyetje.

“Në këto dy vite kur qarkullonte ideja e shkëmbimit territorial po del se është zanafillë sekrete.”

Ai shton se sot e kishte të pa mundur ta diskutojë me Presidentin.

“Nuk do ta publikoja pa e diskutuar. Prej se jam zgjedhur më eviton rregullisht.

Po ashtu ishte publikuar edhe letra që Kurti i kishte dërguar Osmanit që mbante datën 25 shkurt 2020, kishte thënë se marrëveshjen të cilën Hashim Thaçi e kishte bërë në prill 2013 me sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të NATO-së, Anders Fogh Rasmussen e kishte siguruar nga një zyrtar i NATO-s në nëntor 2019.

“Në nëntor të vitit të kaluar, një zyrtar i NATO-së, më dorëzoi mua në cilësinë time si kryeministër në ardhje i Republikës së Kosovës, një kopje të një marrëveshje ndërkombëtare të arritur në vitin 2013. Marrëveshja ka formën e një shkëmbimi të letrave ndërmjet kryeministrit të atëhershëm z.Hashim Thaçi dhe sekretarit të përgjithshëm të atëhershëm të NATO-së, z.Anders Fogh Rasmussen.

Përmes kësaj marrëveshjeje, kryeministri Thaçi, në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së, në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar. Ajo që menjëherë bie në sy, është se marrëveshja e mban datën 19 prill 2013, të njëjtën ditë kur u arrit e ashtuquajtura “Marrëveshja e Brukselit” (marrëveshja Kosovë-BE/BE-Serbi) e cila u publikua menjëherë brenda ditës dhe u ratifikua dy muaj më vonë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ajo që dëshmon letërshkëmbimi Thaçi-Rasmussen, pra, është fakti se ka jo vetëm një, por dy marrëveshje të Brukselit.Krahas marrëveshjes së publikuar dhe ratifikuar, ka pasur një tjetër marrëveshje, një marrëveshje sekrete dhe të paratifikuar, për të cilën z. Thaçi për arsye ende të panjohura nuk i ka informuar as deputetët e Kuvendit, as publikun e gjerë”, thuhej në shkresën zyrtare të Kryeministrit Kurti dërguar Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani.

Kurti për këtë çështje ka folur edhe në shumë intervista të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi fitoi në derbin e javës së 15-të të ProCredit…