Para ambasadës së Shqipërisë kundërshtohet “Mini – Shengeni”
Me një aktivitet simbolik para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, organizata Lëvizja për Demokraci, ka kundërshtuar nismën e Edi Ramës për krijimin e “Mini Shengenit ballkanik”.
Mexhid Ramica nga Lëvizjes për Demokraci ka thënë se është e papranueshme bashkëpunimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
“Në bazë të këtij aktiviteti kemi shprehur pakënaqësi tona ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për lidhjet e tij me Vuçiqin me kriminelin serb, i cili ka bërë masakra në Kosovë dhe ne ia kemi prezantuar të gjitha faktet lidhjet e tij me Millosheviqin dhe duke kundërshtuar nismën për ‘Mini Shengen’. E ardhmja jonë duhet të jetë nga BE-ja dhe ShBA. Për neve është e pakuptimtë të hyjmë në ‘Mini Shengen’ ku është edhe Serbia. Ne po e kundërshtojmë edhe ‘Mini Shengenin’ edhe takimin, sepse Serbia nuk ka kërkuar falje ndaj gjenocidit që ka kryer në Kosovë. Na e kundërshtojmë edhe dialogun pa kërkuar falje Serbia”, ka deklaruar Ramica, raporton EO.