Para fillimit të regjistrimit të popullsisë, Kurti viziton ASK-në
Rreth dy muaj para fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë, kryeministri Albin Kurti ka vizituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK).
Me këtë rast, Kurti ka ritheksuar mbështetjen e plotë të qeverisë ndaj ASK-së.
“Pas vizitës së fundit në ASK në muajin dhjetor, kryeministri pati mundësinë të njoftohej e përditësohej me punën e cila po zhvillohet në kuadër të regjistrimit të popullsisë i cili nis në muajin prill. Rreth dy muaj na ndajnë nga nisja e regjistrimit të popullsisë. Statistikat e sakta janë të rëndësishme e të nevojshme për shtetin, për zhvillimin e vendit dhe targetimin e duhur të politikave e strategjive të Qeverisë. Përkushtim i lartë, energji dhe vullnet nevojiten për ta planifikuar e zhvilluar me sukses regjistrimin e popullsisë, në mënyrë gjithëpërfshirëse e të qasshme për të gjithë qytetarët tanë, nga të gjitha komunitetet e në secilin lokalitet”, është thënë në njoftimin e zyrës së kryeministrit.