
Para largimit nga Kosova, Sorenseni u ndal në Merdarë
19 mars 2025
| 13:34
Para largimit nga Kosova, emisari i ri i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është ndalë në pikë kalimin kufitar – Merdarë.
Ai ka thënë se është koha për të rritur bashkëpunimin për të modernizuar edhe të gjitha pikat e tjera të kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Para se të largohesha nga Kosova, u ndala në Merdarë – një pikë kalimi moderne e ndërtuar nga Bashkimi Evropian. Është koha për të rritur bashkëpunimin për të modernizuar edhe të gjitha pikat e tjera të kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Sorensen në platformën “X”.