Para në bankë, tokë, banesa dhe shtëpi, kjo është pasuria e presidentes Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka deklaruar pasurinë e saj për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Ajo ka deklaruar se ka një banesë të papërfunduar me garazhë, me sipërfaqe rreth 83 metra katrorë, vlera e të cilës është 42 mijë e 500 euro.
Presidentja e vendit ka deklaruar se ka 35 mijë e 721 euro dhe 6 mijë e 774 dollarë para të mbajtura në bankën “Raiffeisen”.
Ajo ka deklaruar se detyrimet ndaj “Marigona Hill” kapin shifrën 87 mijë e 900 euro dhe është në pronësi të përbashkët me bashkëshortin e saj, mirëpo të “qëllimi i detyrimit”, presidentja ka shkruar se është “borxh”.
Sipas deklarimit në AKK-ja, Osmani ka pagë vjetore prej 32 mijë e 922 euro si presidente e Kosovës, ndërsa 6 mijë e 223 euro i ka marrë nga mëditjet në udhëtimet gjatë 2021-ës.
Bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu merr pagë vjetore prej 37 mijë e 885 euro nga buxheti i Kosovës dhe 8 mijë e 500 euro nga qiratë.