Para nisjes për Strasburg, Edi Rama publikon fotografi të të zhdukurve të Kosovës

12 tetor 2022 | 08:51

Sot, më 12 tetor, në orën 15:30, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i drejtohet Këshillit të Evropës. Ky është një nga fjalimet më të rëndësishme në historinë shqiptare.

Rama ka publikur fotografi të të zhdukurve të Kosovës derisa ka treguar se është nisur drejt Strasburgut.

“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur…”, ka shkruar Rama në Facebook.

Shqipëria do të kërkojë hedhjen poshtë të akuzave për trafikim të organeve të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovës të cilat janë në raportin e senatorit zviceran.

Kreu i qeverisë shqiptare do të ketë 60 minuta në dispozicion për ta mbajtur fjalën e tij përpara anëtarëve të këshillit dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Më 21 korrik kuvendi i Shqipërisë votoi unanimisht me 125 vota pro rezolutës që do të prezantohet nga Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni europian vlerëson ecurinë Shqipërisë në rrugën e reformave që…