Protestë në Gjenevë kundër Asociacionit

04 mars 2023 | 19:35

Takimi i fundit në Bruksel mes kryeministrit, Albin Kurti, dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq ku u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u pa një presion i BE-së mbi Prishtinën zyrtare, duke insistuar themelimin e Asociacionit të komunave serbe, gjë kjo që ka shqetësuar qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët në diasporë, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Të revoltuar rreth tendencave të BE-së për të themeluar Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, sot në Gjenevë para Pallatit të OKB-së nën organizimin e shoqërisë civile është mbajtur një protestë e komunitetit kosovare kundër këtij asociacioni një nacional në Kosovën «multietnike».

Në këtë protestë për të kundërshtuar asociacionin serb në Kosovë morën pjesë qindra mërgimtarë pa dallim partie, studentë, punëtorë etj..

Ata kishin ardhur në Gjenevë nga kantonet e tjera si nga Lausanna (VD) nga Berna, Zurichu, Tichino sio dhe nga Franca, shqiptarë këta jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria, Maqedonia Veriore, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër dhe perëndim.

Për më shumë në linkun poshtë:

https://lecanton27.ch/ne-gjeneve-para-pallatit-te-okb-se-qiondra-kosovar-protestuan-kunder-asociacionit-te-komunave-serebe-organizatoret-i-dergojne-leter-okb-be-se/?fbclid=IwAR2j68QzhIz8YOrXygm7A-tDtIMf9lnlBisTMR_fcqnRk0WPCSe3jPR8keo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Heilbronn të Gjermanisë është themeluar nëndega e parë e…