Para paradës në ditën Kombëtare të Francës, ushtari i propozon martesë të dashurës

14 korrik 2021 | 18:34

Një ushtar i ri francez ka zgjedhur një mënyrë brilante për t’i propozuar të dashurës së tij martesë pak para fillimit të paradës ushtarake tradicionale në Chapms Elysees në përvjetorin e rënies së Bastille.

Video e këtij momenti romantik po bën xhiron e rrjetit. Kur ushtari merr “Po” nga partnerja e tij heq maskën e zezë dhe e puth atë.

Të pranishmit, shumica e të cilëve ushtarë nisën të duartrokisnin çiftin duke i uruar jetë të lumtur.

Ishte një propozim martese që do të jetë i paharrueshëm”, komenton gazeta franceze “Le Figaro”. “Urimet tona”, uroi ushtria franceze çiftin në llogarinë e saj në Twitter.

Momenti i veçantë u nda edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron në llogarinë e tij në Twitter.


https://mobile.twitter.com/armeedeterre/status/1415218827760181251?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1415293215243214849%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es3_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fpara-parades-ne-diten-kombetare-te-frances-ushtari-propozon-te-dashuren-shperthejne-duartrokitjet%2F

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë  me dije masat e reja…