Para rundit të dytë të zgjedhjeve në Francë, kjo gjë pritet ta vendos fituesin
Presidenti aktual francez, Emmanuel Macron është duke kryesuar në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, disa pikë përqindje më shumë se liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, me të cilën do të përballet në rundin e dytë më 24 prill.
Sipas rezultateve të pjesshme zyrtare, Emmanuel Macron ka marrë 27.4 për qind pas numërimit të 38 milionë votave, përpara kandidates së Asamblesë Kombëtare të krahut të djathtë Le Pen, e cila ka marrë 25.54 për qind.
Moment kyç në dy javët e ardhshme do të jetë debati tradicional televiziv i dy kandidatëve që hyjnë në rundin e dytë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Në vitin 2017, Macroni ka dominuar Le Penin, por këtë vit, vajza e ish-liderit të ekstremit të djathtë Jean-Marie Le Pen, e cila e para e futi të djathtën ekstreme në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duket më e përgatitur se atëherë.
Ajo ka zhvilluar një fushatë në terren, e fokusuar në fuqinë blerëse, që është shqetësimi më i madh i votuesve, ndërsa Emmanuel Macron, i preokupuar me luftën në Ukrainë, ishte më pak i pranishëm.
Megjithatë, një numër i madh votuesish kanë mbetur të pavendosur deri në momentin e fundit.