Para se ta lini punën, lexojeni këtë artikull

12 janar 2023 | 08:42

Disa ditë nuk ndiheni aq produktiv dhe i ngazëllyer për punën. Madje mund të ndiheni edhe të dëshpëruar. Në ditë si këto mund të bindeni se keni nevojë për diçka më ndryshe – diçka më të madhe se ajo që jeni duke e bërë aktualisht.

Ndoshta ju jeni të pakënaqur në fushën tuaj të karrierës, ose ndoshta jeni thjesht të pakënaqur me punën tuaj aktuale, pagën apo rutinën. Cilado qoftë arsyeja juaj, lënia e punës është një vendim i madh. AkademiPune ua përcjell disa këshilla të vlefshme në paragrafët e mëposhtëm që do t’ju ndihmojnë ta arrini të një vendim i mençur.

Fillimisht, nëse planifikoni të lini punën tuaj për një punë tjetër në të cilën jeni pranuar, atëherë nuk po bëni asgjë të keqe. Njerëzit e ndërrojnë punën gjatë gjithë kohës. Sipas një raporti të shtatorit të vitit 2018 nga Byroja e Punës dhe Statistikave (BLS), punëtori mesatar qëndron në të njëjtën punë vetëm për 4.6 vjet.

Gjithashtu, sipas BLS, njerëzit e lindur midis 1954-1967 kanë ndërruar rreth 11 punë të ndryshme përgjatë moshave 18-50. Kjo mesatare pritet të jetë edhe më e lartë për disa punëtorë të lindur pas vitit 1967.

Megjithatë, nëse po planifikoni të largoheni nga puna dhe nuk keni tashmë një punë tjetër -nëse doni të udhëtoni, të gjeni veten, të filloni biznesin tuaj ose thjesht sepse nuk ju pëlqen shefi juaj – atëherë merrni një fletë letre dhe shkruani përgjigjet për dy pyetjet e mëposhtme.

Nëse nuk mund të jepni një përgjigje logjikisht të shëndoshë për pyetjen e parë dhe një PO të fuqishme për të dytën, atëherë nuk jeni akoma gati ta lini punën tuaj aktuale.

Përse doni ta lini punën?

Mund të ketë miliona përgjigje të ndryshme për këtë pyetje, por në thelb, të gjitha ato ndahen në dy kategori: ose dëshironi të punoni diku tjetër, ose dëshironi të bëni diçka përveç punës. Nëse po mendoni të largoheni nga puna juaj aktuale sepse dëshironi të punoni diku tjetër, atëherë pse?

A është kjo për shkak se keni fituar aftësi të reja që mund t’ju shtyjnë në një nivel më të lartë të menaxhimit në një kompani tjetër? Apo është sepse puna juaj aktuale ka kaluar në një rutinë të mërzitshme?

Të shkuarit drejt një mundësie më të mirë është i shëndetshëm, por të ikurit nga problemi pa u përpjekur ta gjesh një zgjidhje për të nuk është. Dhe në këtë rast pyetja që duhet t’ia bëni vetes është se çfarë jeni duke bërë?

Nëse aktualisht punoni për një kompani të mirë – një kompani me të ardhura të mira dhe me reputacion, një kulturë të shkëlqyer pune – por nuk ju pëlqejnë disa aspekte të punës suaj, atëherë duhet t’i jepni vetes kohë për të shqyrtuar vendimin tuaj me më kujdes.

Një punë e shkëlqyer është e vështirë për tu gjetur; një punëdhënës i mirë është shumë i rrallë. Ju duhet t’i çmoni këto dy aspekte dhe nuk duhet të lejoni që disa faktorë që lidhen me rrethana aktuale t’ju bëjnë të braktisni punën.

Nëse personaliteti juaj nuk përshtatet me atë të një kolegu ose shefi, ose nëse thjesht jeni mërzitur dhe keni nevojë për më shumë përgjegjësi ose një pagë më të mirë, atëherë mos u dorëzoni pa i ndjekur këta hapa.

“Luftoni” për një situatë më të mirë. Në fund të fundit, ju keni investuar kohë dhe mund në këtë punë. Pse të mos e shqyrtoni se ku mund të arrini me kohën?

Nëse dëshironi më shumë nga puna që keni aktualisht – më shumë para, më shumë mundësi atëherë ju duhet të:

Mblidhni prova të cilët shërbejnë si mbështetje për kontributin dhe vlerën tuaj për kompaninë dhe dërgojini ato prova tek menaxhmenti.

Mos kini frikë të kërkoni atë që dëshironi, qoftë një rritje page apo një transferim në një departament tjetër. Nëse nuk mund ta bëni këtë në punën tuaj aktuale, çfarë ju bën të mendoni se mund ta bëni atë në punën tuaj të ardhshme? Mblidhni guximin tuaj dhe bëjeni. Jeta favorizon të guximshmit.

Nëse përgjigja është negative atëherë ju të paktën e dini se e keni provuar dhe në këtë rast nuk keni asgjë për të humbur? Ju gjithsesi planifikonit të largoheshit.

Nëse problemi qëndron te menaxhementi atëherë kjo e bën situatën tuaj pak më të vështirë – por jo të pamundur. Të punosh për një shef i cili nuk i ka aftësitë e duhura menaxhuese ndikon çdo ditë negativisht në performancën e punës suaj.

AkademiPune ju përcjell disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë nëse jeni në këtë situatë:

1. Gjithmonë mbajeni në mend se ju mund të ndryshoni vetëm veten

Ju kurrë nuk mund të arrini të vendosni se kush është shefi juaj ose të ndryshoni qasjen dhe mënyrën se si punojnë ata dhe ju duhet të jeni të gatshëm ta pranoni këtë nëse dëshironi të keni sukses në pozicionin tuaj aktual.

Mënyra më e mirë është të fokusoheni te vetja dhe të kuptoni se çfarë mund të ndryshoni brenda vetes që të mund t’i përmirësoni marrëdhëniet tua (pa sakrifikuar vlerat tuaja; mos e bëni kurrë kompromis me këtë).

Punoni në veten tuaj

Kjo edhe mund të mos ju duket këshilla më e përshtatshme. Mësohuni të përballeni me realitetin pasi që gjatë gjithë karrierës suaj do të keni më shumë njerëz me të cilët përballeni. Ky është rasti ideal për tu mësuar t’i menaxhoni situatat.

2.Ruajeni profesionalizmin

Është shumë e rëndësishme të arrini të qëndroni profesional në një ambient ku lehtë mund të eskaloni. Ruajeni gjakftohtësinë dhe vazhdoni të punoni në rritjen tuaj dhe të kompanisë. Kështu edhe mund të bini në sy të ndonjë menaxheri tjetër brenda kompanisë.

Dhe nëse kjo nuk ndodhë përsëri kur të largoheni nga vendi i punës do t’ju duhet një referencë e shkëlqyer nga shefi juaj. Mos i digjni të gjitha urat, mbi të gjitha ruajeni integritetin tuaj. Do t’ju shpërblehet në fund.

3. Identifikoni dikë me të cilin shefi juaj funksionon mirë dhe vëzhgojeni raportin e tyre

Pasi ta keni bërë këtë atëherë bisedoni me atë person. Pyetni pse ata kanë një marrëdhënie kaq të mirë pune dhe kërkoni këshilla që mund t’i përfshini në marrëdhënien tuaj me shefin. Mund të mos bëheni kurrë miqtë më të mirë, por mund ta përmirësoni situatën aq sa të jetë e përballueshme– madje ndonjëherë mund të bëhet edhe e këndshme.

Para se të dorëzoni letrën e dorëheqjes, shqyrtoni motivet tuaja. Nëse arsyeja për të cilën dëshironi të largoheni është për shkak të një lloj vështirësie ose problemi, atëherë përpiquni të merrni kontrollin mbi situatën.

Mos lejoni që emocionet t’ju udhëheqin dhe t’ju detyrojnë të largoheni nga puna në një kompani të shkëlqyer. Gjeni një mënyrë për t’u ngritur dhe mundohuni t’i shihni gjërat nga një perspektivë më pozitive. Pastaj punoni shumë për të ndryshuar atë që mundeni.

Nëse i keni bërë të gjitha këto ose nëse pasi t’i keni ndjekur të gjitha këto udhëzime dhe vendimi juaj për tu larguar nuk ka ndryshuar atëherë e mira e kësaj është se ju po largoheni pa lënë një shije të keqe brenda kompanisë./lapsi.mk/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lopë në Goa të Indisë është parë duke hapur…