Para se ta merrni, dini dallimet e vaksinës së “Modernës” nga e “Pfizer-BioNTech”

17 nëntor 2020 | 08:50

Shumë kompani farmaceutike po vazhdojnë të bëjnë hulumtime për zbulimin e një vaksine adekuate kundër Covid-19. Dy prej tyre tashmë kanë nxjerrë rezultate mbresëlënëse.

Kompania amerikane “Moderna” njoftoi se vaksina e tyre kundër koronavirusit ka një efikasitet deri në 95 për qind.

Efektiviteti i vaksinës së “Modernas” është pak më i lartë se efektiviteti prej 90 përqindësh të cilën e kishin raportuar javën e kaluar gjigantët farmaceutikë “Pfizer” dhe “BioNTech”.

Vlerësimi i efikasitetit të 95 për qind të “Modernas” bazohet në rezultatet paraprake nga një provë klinike e kryer në 30 mijë pacientë, gjysma e të cilëve morën një vaksinë dhe gjysma një placebo.

Megjithëse vaksinat “Moderna” dhe “Pfizer” funksionojnë në të njëjtën mënyrë – injektimi i një pjese të kodit gjenetik të virusit për të shkaktuar përgjigje nga sistemi imunitar i trupit – vaksina e “Modernas” ka disa përfitime të konsiderueshme.

Sipas rezultateve paraprake, vaksina e “Modernas” ka një efikasitet prej 95-përqindësh kundrejt “Pfizer”-it me 90 për qind.

Ndërsa kjo nuk duket shumë në fillim, kur merr parasysh numrin e njerëzve që duhet të vaksinohen për të arritur mbrojtjen e duhur në nivelin global të prekur nga pandemia e koronavirusit, ndryshimi i efektivitetit prej 5 për qind nuk është i papërfillshëm.

Gjegjësisht, vaksina e “Pfizerit” duhet të ruhet dhe transportohet në një temperaturë prej -75 gradë celsius, i cili është një problem i madh logjistik duke qenë se do të jetë e nevojshme të ruhen dhe shpërndahen miliona doza të vaksinave tek njerëzit në të gjithë botën.

CNN shkruan se asnjë vaksinë tjetër në SHBA nuk ka nevojë të ruhet në të njëjtën temperaturë kaq të ulët, kur dihet se farmacitë dhe mjekët nuk kanë frigoriferë që arrijnë temperatura kaq të ulëta.

Vaksina “Moderna” nuk e ka këtë problem. Gjegjësisht, kjo vaksinë mund të ruhet në një temperaturë prej – 20 gradë celsius.

 

115517799 Covid19 How Vaccines Work V4 Nc 2x 1

 

Kjo do të thotë se vaksina e “Modernas” mund të ruhet në frigoriferë që zakonisht gjenden në barnatore dhe zyrat e mjekut. Për më tepër, vaksina e “Modernas” mund të ruhet për plot 30 ditë në frigorifer gjersa e Pfizerit për vetëm pesë ditë, që është një tjetër avantazh i rëndësishëm.

Të dyja vaksinat, e “Pfizerit” dhe “Modernas”, përdorin teknologjinë e njohur si ARN-s – kjo do të thotë që një pjesë e kodit gjenetik të koronavirusit injektohet në trup.

Kjo fillon të bëjë proteina virale, por jo të gjithë virusin, e cila është e mjaftueshme për të trajnuar sistemin imunitar që të sulmojë.

Ai duhet ta trajnojë trupin për të bërë të dy antitrupa – dhe një pjesë tjetër të sistemit imunitar të quajtur qelizat T për të luftuar koronavirusin.

Të tjerët janë në zhvillim, ndërsa një testim i tretë i madh – nga kompania belge Janssen – është duke u zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë gjatë verës, “Moderna” ka kërkuar rreth 21 euro një dozë, që është shumë më tepër se ajo e “Pfizerit”, e cila raportohet se do të kushtojë rreth 15 euro.

Kjo ishte në sasi më të vogla gjersa padyshim që do të bëhen marrëveshje për të ulur çmimin për blerjet me shumicë, por Moderna është një kompani tregtare, e cila ka shprehur qartë interesin e saj për të dal në fitim.

Dr. Zoltan Kis, bashkëpunëtor kërkimor në Future Vaccine Manufacturing Hub, Imperial College London, tha se sasia më e madhe e vaksinës Moderna mRNA për dozë (100 mikrogramë) krahasuar me Pfizer (30 mikrogramë) do të thoshte që kjo e fundit mund të prodhohej në numër më të lartë dhe me kosto më të ulët.

Ai shtoi se çështjet e transportit me Pfizerin mund t’i japin një epërsi fillestare, por vuri në dukje temperaturën më të lartë, e cila i jep epërsi vaksinës së Modernas.

“Prandaj, pasi të aprovohet nga autoritetet rregullatore, vaksina COVID-19 e Modernas mund të shpërndahet shumë më lehtë dhe me kosto më të ulët krahasuar me vaksinën BioNTech / Pfizer”, tha ai.

Një vaksinë do të mësonte në mënyrë të sigurt trupat tanë që të luftojnë infeksionin.

Ose do të na ndalonte të infektoheshim me koronavirus në radhë të parë ose të paktën do ta bënte më pak vdekjeprurës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të koronavirusit, Qendra e Studentëve këtë vit ka…