Para se të hipni në transport publik, shikojeni këtë fotografi

27 maj 2020 | 08:19

Një video e animuar ka zbuluar se si një person i infektuar me koronavirus mund ta përhapë lehtë virusin në transportin publik. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, simulimi i krijuar nga shkencëtarët në Universitetin e Oregon tregon se si një person i infektuar mund të shpërndajë spërklat e virusit duke folur me dikë afër, nëse nuk respekton distancimin fizik.

Megjithëse pikat e virusit nuk shkojnë edhe aq larg nëse teshtini, ato ende mund të “udhëtojnë” më tej nga bisedat ose frymëmarrja. “Nëse merrni frymë dhe flisni, atëherë spërklat mjaftojnë të ‘udhëtojnë’ sa duhet për të infektuar dikë që qëndron përballë jush”, ka thënë shkencëtari Julian Tang për BBC News.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tetë rasteve të reja të konfirmuara mbrëmë në Vushtrri…