Para Shqipërisë, Zelensky zbret në Arabinë Saudite për vizitë
27 shkurt 2024
| 15:54
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Arabi Saudite.
Ai ka thënë se aty do të bëjë një vizitë si pjesë e dialogut të rregullt me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.
“Tema e parë është formula e paqes. Vitin e kaluar në Jeddah, mbajtëm takimin efektiv të këshilltarëve për të diskutuar zbatimin e tij. Tani jemi pranë samitit të parë të paqes dhe mbështetemi në mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite”.
“Tema e dytë është kthimi i robërve të luftës dhe të deportuarve. Lidershipi i Mbretërisë i ka kontribuuar tashmë lirimit të njerëzve tanë. Kam besim se ky takim do të prodhojë rezultate”, ka shkruar Zelensky në rrjetet sociale