Para shtëpisë së Kim Jong Unit treni i gjatë 250 metra
Ditët e fundit janë shpeshtuar lajmet se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka vdekur pasi kishte gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Të bazuara në burime shumë të afërta me liderin 36-vjeçar, mediat kineze kanë raportuar se ai ka vdekur, derisa media shtetërore në Japoni pretendon se ai është në koma, për më shumë se një muaj. E shërbimet e inteligjencës amerikanë thonë se ai ka vdekur nga sulmi në zemër pas infektimit me Koronavirus.
Në imazhet satelitore është parë treni special prej 250 metrash që shërben vetëm për nevojat e familjes së liderit derisa qëndronte para një prej pronave të tij që ndodhen në Wonsan.
Megjithëse vendndodhja e Kimit mbetet e panjohur, prania e trenit në një stacion hekurudhor të rezervuar për familjen e tij në zonën ‘elitare ’në bregdetin lindor, sugjeron se ai e ka vizituar këtë resort ku ai i kalon pushimet.
Treni ka qëndruar para shtëpisë së Kim prej datës 23 prill, por Reuter nuk ka gjetur ndonjë lidhshmëri, nëse treni që shërben vetëm për nevojat e familjes udhëheqëse, tregon se Kim është duke qëndruar në atë shtëpi.
Spekulimet për shëndetin e Kimit filluan së pari për shkak të mungesës së tij në përvjetorin e ditëlindjes së babait dhe themeluesit të Koresë së Veriut dhe gjyshit të tij, Kim Il-Sung, më 15 prill.
Gjatë ditës së djeshme, Telegraph raportoi se Kim mungoi edhe në festën shtetërore dedikuar ushtrisë, duke rritur edhe më shumë spekulimet se më nuk është i gjallë.
Sipas Newsweek, inteligjenca amerikane nuk ka gjetur ndonjë sjellje të pazakontë në pjesëtarët e ushtrisë koreane, por megjithatë është duke e vëzhguar situatën nga afër.