Para takimit në Washington, Vuçiq diskuton me Merkel për Kosovën
30 gusht 2020
| 23:37
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nesër do të ketë një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Sipas tij, temë kryesore do të jetë Kosova, përkatësisht takimet në Washington dhe Bruksel.
“Nesër në mesditë kam një bisedë telefonike të planifikuar me Angela Merkel. Kosova do të jetë tema kryesore, si dhe vizita në Washington dhe Bruksel”.
Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiq gjithashtu ka pohuar se do të diskutonte çështje të ndryshme me gruan më të fuqishme, përfshirë vaksinën për koronavirus, bashkëpunimin dypalësh mes Serbisë dhe Gjermanisë.
Po ashtu ai kujtoi se nesër do të ketë edhe një takim me Mirosllav Lajçak dhe se tema e bisedës me të do të jetë qëndrimi i tij në Washington, njofton Klani.