Para vendimit për Darko Tasiqin, krushjanët vendosin fotografitë e të vrarëve në rrethojat e gjykatës
22 qershor 2020
| 13:37
Sot pritet të mbahet aktgjykimi përfundimtar në Gjykatën Themelore të Prizrenit ndaj të akuzuarit për krime lufte, Darko Tasiq.
Krushjanët në rrethojat e kësaj gjykate kanë vendosur fotografitë e të vrarëve.
Familjarët e viktimave të mërkurën e javës së kaluar kanë protestuar para Gjykatës dhe kanë kërkuar dënim të rëndë për Tasiq.
Gjykata Themelore e Prizrenit të mërkurën ka mbajtur seancën ku është shpallur fjala përfundimtare në rastin e Darko Tasiq, ndërsa aktgjykimi pritet të bëhet sot në ora 13:30.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3163163353746521&id=138416789554541