Paraburgim për nën presidentin e Katalonjës
05 janar 2018
| 21:02
Gjykata e Lartë e Spanjës vendosi sot që nën presidenti i rajonit të katalonjës Oriol Junqueras të qëndrojë në paraburgim.
Vendim që vjen pas më shumë se dy muajsh burg lidhur me rolin e tij në lëvizjen për pavarësi së rajonit.
Në vendimin e tyre, gjyqtarët thanë se kishte rrezik që udhëheqësi separatist të kryente sërish ndonjë shkelje të ligjit nëse lirohej, pasi sipas tyre nuk kishte prova se ai të kishte braktisur “rrugën e ndjekur deri më tani”.
Oriol Junqueras mbahet në paraburgim i akuzuar për rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike.
Vendimi i gjykatës pritet ta ndalojë atë të betohet në seancën e hapjes së parlamentit të ri katalanas më 17 janar.