‘Paraburgimi në Hagë nuk lejohet të zgjasë më shumë se një vit’
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, tashmë kanë një vit që po mbahen në paraburgim në Hagë. Por, se kur mund të aplikohet kjo zgjatje e paraburgimit, e kishte shpjeguar një vit më parë kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
Ajo kishte thënë se rregullat procedurës nuk lejojnë që paraburgimi të zgjatët më shumë se një vit për të akuzuarit, përveçse në rrethana të jashtëzakonshme.
“Andaj kemi ardhur në përfundim se paraburgimi nuk mund të zgjatë më shumë se një vit. Duhet të shqyrtohet vetëm në rrethana shumë të jashtëzakonshme do të mund të zgjatet, andaj është me rëndësi që çdo dy muaj po muaj paraburgimi duhet të shqyrtohet”, ishte shprehur Trendafillova dy vjet më parë në Rubikon.
Tutje, ajo kishte thënë se nëse vonesat ndodhin për arsye të përformancës së dobët nga prokurorët, atëherë të akuzuarit mund të lirohen. Këtë gjë Trendafillova e kishte potencuar si propozim shumë i rëndësishëm.
“Po ashtu duhet t’u referohemi edhe vonesave gjatë procesit që në fakt shkelin edhe një të drejtë fundamentale të njeriut. Personat duhet të procedohen pa vonesa dhe më pas nëse këto vonesa ndodhin për arsye të përformamcës së dobët nga prokurorët, atëherë personi mund të lirohet e madje edhe procesi të përfundohet, që nuk është propozim shumë i rëndësishëm”, pati deklaruar Trendafillova.
Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ende nuk ju është bërë gjykimi, e as nuk ka filluar.
Sipas fjalëve të Trendafillovës që kishte thënë para dy viteve, këta persona do duhej liruar nga paraburgimi tashmë.