Paraburgosen babë e bir në Prizren, rrahën një nxënës në klasë
Babë e bir në Prizren janë lënë në paraburgim për 30 ditë për shkak se dyshohet që kanë sulmuar një nxënës të mitur derisa ishte në mësim.
Më 9 mars, A.O dhe M.O në orët e mëngjesit shkojnë në shkollën fillore të fshatit Caparc dhe godasin me shuplaka të miturin, i cili kishte pasur një mosmarrëveshje me vajzën e të pandehurit A.O.
Lëndimet e shkaktuara të viktimës janë konstatuar edhe në raportin mjekësor.
Gjyqtarja e procedurës, Shpresa Emra, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.03.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 08.04.2021.
Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse ky rast janë acaruar edhe marrëdhëniet e të dyja palëve dhe se janë traumatizuar të gjithë nxënësit dhe personeli arsimor në atë shkollë.