Paraburgoset polici që puthi në buzë vajzën minorene të kunatës
Prokuroria në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, zyrtarit policor i cili dyshohet se e ngacmoi seksualisht vajzën e mitur të motrës së gruas së tij.
Kjo është konfirmuar nga prokurorja e rastit.
Sipas dosjes që e ka siguruar Klan Kosova vajza, viktima ka rrëfyer se e ka përjetuar në klasën e nëntë.
“I pandehuri e ka shfrytëzuar rastin derisa babai i të dëmtuarës ia ka dhënë në besim vajzën që ta dërgoi në banesë e tij (tek tezja0 injëjti e ka shfrytëzuar këtë rast ku të dëmtuarën e ka puthur në buzë dhe atë derisa kanë qenë së bashku në ashensor, e duke e marr parasysh paktin se që nga ajo” në dosje thuhet se polici i kishte kërkuar vajzës takime për kafe jashtë qytetit.”, thuhet nw dosjen e Prokurorisë.
Prokurorja e rastit ka thënë se ka prova të mjaftueshme incizime.
“Dyshohet se kur është kryer vepra viktima ka qenë e mitur”, ka thënë ajo.
Mbrojtja ka ankimuar vendimin e Gjykatës.
Vajza, pak ditë pasi kaloi në moshë madhore, e raportoi veprën derisa vonesën e arsyetoi me frikën mund ta dëmtojë tezën e saj.
Zyrtari policor, tash duke u hetuar për ngacmim seksual, është suspenduar menjëherë nga puna.