Paradite 35 gradë, pasdite rrebeshe lokale
08 gusht 2024
| 09:05
Pas mëngjesit me kthjellime ditën e enjtë, orëve të pasdites parashihen zhvillime të vransirave, që më vonë mund të shoqërohen me rrebeshe shiu e bubullima, kryesisht përreth zonave malore në perëndim e veri të vendit.
Temperaturat në mëngjes zbresin në 12C e 16C, e maksimalet në rritje, arrinë vlera prej 33C e 35C, njoftom Prishtina Weather.
Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s.
Ditën e premte përgjatë relieveve malore mbeten mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu.
Në fundjavë paraqitet mot kryesisht me kthjellime e diell. Të shtunën temperaturat paksa më të ulëta, 30C, e nga e diela shënojnë rritje në 33C. Në fillim të javës vijuese deri në 35C.