Paradite vapë, pasdite rrebeshe shiu

05 shtator 2024 | 08:23

Mot i nxehtë mbetet përgjatë ditës së enjte në vend. Fillimisht do të ketë intervale më të gjata me diell.

Pasdite me zhvillime të vranësirave, më vonë priten mundësi për rrebeshe shiu e bubullima, përreth viseve malore, e që mund të depërtojnë në pjesë të ulëta të vendit.

Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, derisa gjatë ditës maksimalet shkojnë në 32C e 33C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, njofton Prishtina Weather.

Mundësi për rrebeshe më të përhapura në vend po paraqiten ditën e premtë, ndërkohë që edhe temperaturat pësojnë rënie në 27C e 28C. Fundjava për momentin duket se do të përshkohet nga kushte relativisht më stabile, me më shumë intervale me diell, por se mbeten mundësi për rrebeshe të izoluara shiu përreth viseve malore.

Vranësirat fillojnë të shtohen ditën e hënë, e deri në mbrëmje të reshura shiu pritet të përfshinë vendin. Minimalet në këtë periudhë luhaten ndërmjet 13C e 16C. Të shtunën frynë erëra nga verilidnja, derisa të hënën nga krahu jugor me intensitet të lehtë dhe mesatar 4-10m/s.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Kuvendit të…