Parafilloristët e “Naim Frashërit” dhe të kopshtit “Gjeniu” vizitojnë Bibliotekën Kombëtare
05 mars 2024
| 11:19
Dhjetëra parafilloristë të shkollës “Naim Frashëri” të Prishtinës dhe të kopshtit “Gjeniu”, të shoqëruar nga edukatorja Arbëresha Beka, kanë vizituar sot disa prej ambienteve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Parafilloristët kanë vizituar sallat e leximit, amfiteatrin e madh të bibliotekës, hollin e ekspozitave dhe Qendrën e Informacionit.
Informacione për rëndësinë e bibliotekës, për historikun e saj, për librat, për numrin e vizitorëve dhe të shërbimeve që ofron biblioteka, atyre u ka dhënë zëvendësuesja e shefit të Divizionit të Informacionit, Hyrije Xhemajli, e cila i ka shoqëruar gjatë vizitës nëpër hapësirën e bibliotekës.