Paraguaj ‘digjet’ nga i nxehti, temperaturat arrijnë në +43 gradë Celsius
17 janar 2024
| 22:36
Paraguaj po përballet me temperaturat më të larta në histori të vendit. Departamenti i meteorologjisë ka njoftuar se temperaturat kanë arritur në 40 gradë Celsius.
Që prej ditëve të para të muajit janar, në shumë qytete të shtetit latin është thyer rekordi i temperaturave, të cilat kanë arritur deri në 43 gradë Celsius.
Departamenti i meteorologjisë ka bërë të ditur se në vitet e fundit Paraguai është përballur më shpesh me mot ekstrem, përfshirë temperaturat e larta dhe stuhitë e fuqishme.
Departamenti ka njoftuar se mot të tillë ekstrem nuk ka regjistruar kurrë më parë, përveç në dy-tre vjetët e fundit. Shteti gjithashtu është përballur edhe me thatësinë ekstreme.