
Parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës nëpërmjet fotove
18 shkurt 2018
| 15:27
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës, kanë parakaluar në sheshet kryesore të kryeqytetit, Prishtinës, me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në ceremoninë e parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës kanë marrë pjesë përfaqësuesit kryesor të shtetit, krerët e shtetit shqiptar dhe mysafirë nga e mbarë bota.