Paralajmërim për borë dhe akull në fuqi në të gjithë Britaninë, mbyllen disa aeroporte

05 janar 2025 | 19:56

Bora dhe ngricat kanë përfshirë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar pasi paralajmërimet e motit mbeten në fuqi për Anglinë veriore dhe Uellsin të dielën.

Disa pjesë të jugut panë borë të shtunën mbrëma, e cila tani është kthyer në shi, por bora e madhe pritet të vazhdojë më në veri.

Dy aeroporte kryesore kanë lëshuar përditësime pasi mbyllën pistat e tyre herët këtë mëngjes.

Aeroporti i Manchester-it tha se pistat e tij tani ishin të hapura, ndërsa aeroporti John Lennon i Liverpool-it do të rihapë pistën e tij së shpejti.

Sidoqoftë, ka vonesa në shumicën e fluturimeve, paralajmëruan të dy aeroportet, duke pasur parasysh ngarkesën që është krijuar që nga mbyllja e pistave në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gjithashtu, aeroporti Leeds Bradford se po synon të rihapë pistën e tij më vonë sot.

“Pista është aktualisht e mbyllur, ekipet tona po punojnë shumë për të pastruar borën dhe për të minimizuar ndikimin në oraret e fluturimeve”, thuhet në një deklaratë. “Disa nisje në mëngjes janë riplanifikuar për sot

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Joe Biden u dha të shtunën Medaljen Presidenciale të…