Paralajmërimet e Vuçiqit për “masa rigoroze brenda 72 orësh” – Blindohet veriu i Mitrovicës
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ka blinduar me automjete pjesën veriore të Mitrovicës saktësisht një pjesë shumë afër Urës së Ibrit.
Automjete të Policisë janë parë edhe në afërsi të bizneseve të sapohapura në veri.
Kjo lëvizje e Policisë së Kosovës, erdhi pas paralajmërimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq dje pas takimit me emisarin evropian për dialog Miroslav Lajçak, se do të ketë “masa rigoroze në 72 orët në vazhdim”.
Nga ky takim nuk dihen shumë detaje por se Vuçiq, para mediave nuk foli shumë rreth diskutimeve, ndërsa emisari nuk u deklarua fare.
Presidenti serb në një konferencë para mediave u shpreh se “gjatë 72 orëve në vazhdim do t’ju përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme”.
Ndërkohë më pas në një postim në rrjetin social Instagram, paralajmëroi “masa rigoroze”.
“Sot patëm biseda të ndara dyorëshe për Kosovën, fillimisht me Miroslav Lajçakun dhe me ambasadorin amerikan, Christopher Hill dhe në 72 orët e ardhshme do t’i drejtohemi publikut…Ne do t’ju përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme. Serbia është gjithmonë pro dialogut, unë jam gjithmonë i gatshëm.” – shkroi ai.
Në fund, ai citohet të ketë thënë se “është gati të shkojë në Bruksel sot dhe të flasë me Kurtin”, pro se Serbia nuk është gati dhe nuk do të lejojë “persekutimin e popullit serb”.
Ndryshe qytetarët serb u mblodhën sot në Veri për të protestuar për lirimin e katër personave, të cilët u arrestuan dje dhe tash është duke u mbajtur seanca dëgjimore ndaj tyre./Periskopi