
Paralajmërimet për investime 500 miliardë euro në infrastrukturën gjermane, Ibrahimi: Mundësi e jashtëzakonshme për firmat shqiptare
02 prill 2025
| 23:39
Unioni CDU/CSU SPD njoftuan ditë më parë se duan të krijojnë një fond special prej 500 miliardë eurosh jashtë buxhetit të shtetit për të riparuar infrastrukturën e Gjermanisë.
E këtë paralajmërim e ka vlerësuar si mundësi të jashtëzakonshme, aktori i njohur që jeton dhe vepron në Gjermani, Kreshnik Ibrahimi.
Në një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për firmat profesionale shqiptare në Gjermani, që janë të regjistruara në këtë vend në tre vitet e fundit.
“Na erdh dita më në fund edhe neve shqiptarëve. Mundësi e jashtëzakonshme që të punoni direkt për shtetin gjerman”, ka thënë Ibrahimi.
https://www.facebook.com/share/v/16Bhid2uYe/?mibextid=wwXIfr