Paralajmërimet u konfirmuan, mandati im vazhdon!
“Qytetarë të nderuar, mandati im vazhdon, ashtu sikur edhe kandidatura ime për mandatin e ardhshëm. Reagimi i mbrëmshëm i PDK-së dhe ky i sotmi i z. Enver Hoxhaj, rikonfirmojnë edhe një herë se PDK moti ka marrë vendim, nuk ka hamendje as dilema për kandidaturën time. Ashtu siç nuk kishte dilema as z. Veseli pas punës tonë shembullore”, ka shkruar Ramiz Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Ndjej obligim të kërkoj falje që nuk kam pasur mundësi t’i përgjigjem të gjitha mediave as dje e as sot, të cilat më kanë bërë edhe mesazhe e telefonata rreth qëndrimit të disa anëtarëve të Degës së PDK-së në Drenas. Nëpërmjet këtij shkrimi, dua të ritheksoj se qytetarët e Drenasit nuk duhet të kenë brengë as shqetësim për këto zhvillime por as të shkaktojnë polarizime të panevojshme. Puna ime vazhdon, pa u ndalur”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij:
Paralajmërimet u konfirmuan, mandati im vazhdon!
Qytetarë të nderuar, mandati im vazhdon, ashtu sikur edhe kandidatura ime për mandatin e ardhshëm.
Reagimi i mbrëmshëm i PDK-së dhe ky i sotmi i z. Enver Hoxhaj, rikonfirmojnë edhe një herë se PDK moti ka marrë vendim, nuk ka hamendje as dilema për kandidaturën time. Ashtu siç nuk kishte dilema as z. Veseli pas punës tonë shembullore.
Ndjej obligim të kërkoj falje që nuk kam pasur mundësi t’i përgjigjem të gjitha mediave as dje e as sot, të cilat më kanë bërë edhe mesazhe e telefonata rreth qëndrimit të disa anëtarëve të Degës së PDK-së në Drenas.
Nëpërmjet këtij shkrimi, dua të ritheksoj se qytetarët e Drenasit nuk duhet të kenë brengë as shqetësim për këto zhvillime por as të shkaktojnë polarizime të panevojshme. Puna ime vazhdon, pa u ndalur. Zotimi im për zbatimin e ligjit, për zbatimin e barazisë dhe gjasave të barabarta, për ruajtjen e pronës publike, transparencës dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve po vazhdon. Ka vite që përballem me keqbërës, uzurpatorë e pazarxhi të votave, e nuk jam ndalur, as do të ndalem.
Puna ime dhe zyrtarëve komunalë, është vlerësuar më e mira në Kosovë dhe tashmë e rikonfirmuar zyrtarisht, për këtë jam krenar unë dhe qytetarët, zyrtarët, asamblistët dhe dashamirët e komunës tonë.
Kandidaturën time për dy mandate të plota, e kam paralajmëruar më 2016, më 2017, vjet së bashku me kryetarin Veseli dhe së fundmi edhe në janar të këtij viti, me shkresa për anëtarët e Kryesisë së PDK-së, por edhe drejtuesit lokalë të PDK-së.
Të gjithë i kam paralajmëruar se nuk tërhiqem para keqbërësve as shkelësve të ligjit.
Të gjitha shqetësimet i kam bërë me dije edhe me përgjigjen time ndaj 10 pikave ku kanë deponuar nënshkrimet disa pjesëtarë të PDK-së, me e pa mandat.
Kam kërkuar mbylljen e thashethemeve, nga PDK, Kryesia dhe Kryetari në Detyrë. Kam pritur reagim me kohë. E falënderoj z. Hoxhaj për kumtesën e mbrëmshme dhe deklarimin e sotëm. Mbetem besnik i zotimeve të mia, për llogaridhënie, punë shembullore me transparencë për qytetarët pa dallim, në pajtim me zotimet që i kam bërë së bashku me z. Veseli.
Reagimi i mbrëmshëm dhe i sotëm i z. Hoxhaj, rikonfirmohet se nuk ka hamendje as dilema për kandidaturën time, çështja është te keqbërësit që nuk ndalen, përpiqen të zvogëlojnë e të përulin të arriturat e komunës, të PDK-së në zgjedhjet nacionale si dhe frymën e unitetit qytetar.
Mandati im vazhdon, ashtu sikur edhe kandidatura ime për mandatin e ardhshëm. Tetori po vjen!
Me nderime,
Ramiz Lladrovci