PARALAJMERIMI I ALI AHMETIT SE PA SHQIPTARËT, MAQEDONËT I GËLLTITË BULLGARIA, E DËSHMOI VIZITA E PRESIDENTES DAVKOVA, PA FLAMUR SHTËROR NË SOFJE
Ismet Sylejmani
Udhëheqësi i madh i popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti, në përvjetorin e 23 të Marrveshjes Paqësore të Ohrit, bëri paralajmërimin e madh dhe historik, se pa mardhënie të mira ndëretnike e në harmoni të dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoninë e Veriut, shqiptarëve dhe maqedonëve, maqedonët i gëlltisin serbët, bullgarët dhe grekët!
Paralajmërimi i Liderit hitorik kombëtar Ali Ahmeti, se pa shqiptarët, maqedonët i gëlltitë Bullgaria, e dëshmoi vizita e parë e Presidentes së Maqedonisë së Veriut, znj. Gordana Siljanovska-Davkova në Kryeqytetin e Bullgarisë në Sofie, ne takim me Presidentin e Bullgarisë Rumen Radev!
Presidentja Davkova, nuk u nderua me nderimin themelor dhe të domosdoshëm, që është flamuri kombëtar e shtetëror dhe ngritja e valëvitja e tij!
Ky eveniment duhet ta shqetësojë strukturën politike të arsyeshme dhe vizionare euroatlantike maqedone, në cilindo grupim politik qoftë, në VMRO, LSDM, ZNAM e LEVICA etj..!
Prandaj paralajmërimet vizionare dhe parashikimet gjeniale politike të themeluesit dhe Kryekomandantit të UÇK-së, Kryetarit të BDI-së e të Frontit Europian Ali Ahmeti, jo vetëm duhet të dëgjohen e të respektohen, por ato edhe duhet te mbahen shënim dhe të zbatohen, sepse në të kundërtën, do të ndeshemi me fenomene e vështirësi të shablloneve majorizuese dhe hakmarrëse, poshtëruese dhe nihiliste grupore e klanore!
Ashtu sikur e paralajmëroi në Kërçovë në fjalimin e Tij të famshëm ne vititn 2014, se Ukraina nuk është larg, edhe në 23 vjetorin e Marrveshjes Paqësore të Ohrit, i paralajmëroi strukturat e reja politike shtetërore, që po instaloheshin në pushtet, se pa shqiptarët dhe për më tepër po dolën kundër shqiptarëve, do të përballen me gëlltitjen e maqedonasve nga serbet, bullgarët dhe grekët!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 19 Shtator 2024!