Paralajmërimi i ambasadës së ShBA-së: Me SPAK-un askush nuk do jetë i paprekshëm (Video)
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ka postuar në llogarinë e saj zyrtare në “Facebook” një video për veprimtarinë e SPAK-ut, i cili do të jetë një organi i pavarur dhe që do të hetojë rastet e korrupsionit në nivelet më të larta.
“Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë”, është thënë postimin e Ambasadës së ShBA-së në Tiranë.
https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/441744029753439/