Paralajmërimi i ASK-së: Këto janë gjobat për personat që nuk janë regjistruar
12 korrik 2024
| 12:04
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë me dije se është duke përpiluar të dhënat, lidhur me ata që nuk kanë pranuar të regjistrohen.
Ushhtruesi i detyrës se kryeshefit të ASK-së, Avni Kastrati, ka thënë se gjobat janë 2 mijë euro për individë dhe 20 mijë euro për persona juridikë.
Sipas tij, numri i këtyre personave është i vogël.
“Do t’i shpallim gjobat për ata që nuk janë regjistruar. Ka një numër, por është shumë pak, minor. Nuk ia vlen me diskutuar, janë qindra, nuk e kalon 1 mijë. Për individë është 2 mijë euro, për persona juridik 20 mijë euro”, ka thënë Kastrati.