Paralajmërimi i Erdoganit për rebelët kurdë: Dorëzoni armët ose do të groposeni bashkë me to

25 dhjetor 2024 | 15:06

Presidenti i Turqisë,  Rexhep Taip Erdogan, ka thënë të mërkurën se grupi i militantëve kurdë në Siri, ose do të dorëzojë armët ose “do të groposet” bashkë me to.

Pas rrëzimit të Bashar al-Asadit nga pushteti Ankaraja ka këmbëngulur vazhdimisht që grupi të shpërbëhet, duke shtuar se ai nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë.

“Vrasësit separatistë ose do t’u japin lamtumirën armëve, ose do të groposen në tokat siriane së bashku me to”.

“Ne do ta zhdukim organizatën terroriste që po përpiqet të krijojë një mur gjaku mes nesh dhe vëllezërve tanë kurdë”, ka thënë Erdogani para ligjvënësve të partisë së tij në pushtet AK.

Turqia e sheh grupin e militantëve kurdë të YPG-së, që përbëjnë trupat kryesore të Forcës Demokratike Siriane (SDF), aleate të Shteteve të Bashkuara, si një zgjatim të partisë së shpallur të jashtëligjshme, ajo e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Kjo e fundit ka zhvilluar kryengritje kundër shtetit turk që nga viti 1984.

PKK-ja është shpallur organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ankaraja i ka bërë vazhdimisht thirrje Uashingtonit aleatit të saj në NATO, si dhe të tjera vendeve, që të mos vazhdojnë ta mbështesin YPG-në.

Më herët, Ministria turke e Mbrojtjes tha se forcat e armatosura kishin vrarë 21 militantë të YPG-PKK-së në pjesën veriore të Sirisë dhe në Irak. /VOA – Reuters

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka thënë se një raketë…