Paralajmërimi i Institutit Hidrometeorologjik: Ka mundësi për vërshime të shpejta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), të cilën ka dalë me një paralajmërim që sipas parashikimeve të fundit, mund të ketë vërshime të shpejta.
Fillimi i mundshëm “i ngjarjes”, siç ka njoftuar ky institut është më 25 mars nga ora 00:00.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
Regjion(et): Prishtinë
Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të
përmbytjeve 5-vjeçare: 35%
Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të
përmbytjeve 20-vjeçare: 15%
INFORMACION SHTESË:
Zona e prekur e ndjeshme ndaj rrëshqitjeve: Shumë e lartë: 6 km²,
E lartë: 72 km², E moderuar: 31 km²
Vërejtje: Krijimi i këtij informacioni të jashtëzakonshëm
meteorologjik/Hidrologjik, bazohet në produktet profesionale të çertifikuara prognostike të Qendrës Evropiane për Parashikimin e Motit ECMWF, ICON – Shërbimi kombëtar gjerman i motit DWD, Systemi Evropian i Parashikimit të motit. Copernicus EFAS.