Paralajmërimi i ministrit izraelit të Mbrojtjes: Pasi të sulmojmë Iranin, bota do të kuptojë fuqinë tonë
Prej disa javësh pritet të shikohet se cila do të jetë përgjigjja hakmarrëse e Izraelit ndaj Iranit pas sulmit me raketa.
Situata në Lindjen e Mesme është në prag të luftës rajonale dhe kjo varet edhe nga ushtarak i Izraelit ndaj Iranit
Teksa Tel Avivi e ka siguruar SHBA-në se nuk do të godasë vendet bërthamore të Iranit, një paralajmërim vjen nga ministri izraelit i Mbrojtjes.
Ministri Yoav Gallant ka thënë se sulmet ajrore që Izraeli ka planifikuar ndaj Iranit do të bëjnë botën të kuptojë fuqinë e vërtetë të ushtrisë izraelite.
“Pasi të sulmojmë në Iran, të gjithë do ta mësojnë se çfarë përgatitje keni”, ju tha ministri Gallant pilotëve gjatë një vizite në bazën ajrore Hatzerim.
“Në bisedën time me pilotët theksova se pasi të sulmojmë Iranin, të gjithë do ta kuptojnë fuqinë tonë dhe çdo armik që do të përpiqet të dëmtojë shtetin e Izraelit do të paguajë një çmim të rëndë”, shkroi në rrjetin social X ministri i Mbrojtjes pas takimit me ekuipazhin e forcës ajrore.
Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Izraelit që në Iran të mos godasin infrastrukturën e industrisë së naftës apo lokacionet bërthamore.
Izraeli e ka siguruar Presidentin Biden se nuk do t’i godasë këto dy objektiva, megjithatë kjo mbetet për t’u parë.