Paralajmërimi i OBSH-së: Të përgatitemi për pandeminë e ardhshme
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se tani që vaksina COVID-19 është fare pranë, vendet duhet të fillojnë të investojnë dhe të përgatiten për pandeminë e ardhshme.
“Pavarësisht paralajmërimeve prej disa vitesh, shumë vende nuk ishin të gatshme për COVID-19”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për koronavirusin. “Shumë vetë, gabimisht kishin menduar se sistemet e tyre të forta shëndetësore do t’i mbronin ata”, ka thënë ai.
“Tani të gjitha vendet duhet të veprojnë duke pasur parasysh përvojën e mëparshme dhe të investojnë në masat që do të parandalojnë, kontrollojnë dhe zbutin krizën e ardhshme”, ka deklaruar Tedros, duke shtuar se sistemi global i gatishmërisë kërkon vëmendje.