Paralajmërimi i radhës nga Tahir Batatina
30 maj 2019
| 13:23
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në “Facebook” se nga data 3 qershor, skuadra e Llapit do të fillon me zyrtarizimin e transfereve dhe vazhdimin e kontratave me futbollistëve aktual.
“Së bashku me Kryetarin e Klubit u dakorduam që nga data 3 qershor të fillojmë me zyrtarizimet e transfereve të reja dhe vazhdimin e kontratave të lojtarëve që dëshirojnë t’i qëndrojnë besnik klubit dhe qytetit të Podujevës”, ka shkruar Batatina.
“Prapë do jemi skuadër që do luftojmë për trofe sepse këtë e meriton qyteti i futbollit, Podujeva”, ka shtuar Batatina.
/Epoka e re/