Paralajmërimi i Zelenskiyt: Rusia mund t’i sulmojë centralet bërthamore
Presidenti i Rusisë, Volodymyr Zelenskiy, gjatë fjalimit virtual në Parlamentin japonez, ka paralajmëruar rrezikun e sulmeve ruse ndaj centraleve bërthamore, duke ngritur shqetësimet për vendin e shkrirjes së Çernobilit, shkruan “BBC”.
Në fillim të këtij muaji, ushtarët rusë hynë dhe rrethuan perimetrin e termocentralit bërthamor.
Udhëheqësi ukrainas ka bërë thirrje gjithashtu për sanksione që të vazhdojnë përpjekjet për të ndërtuar presionin ndërkombëtar për t’i dhënë fund agresionit rus. Ai ka thënë se luftimet në disa zona të vendit të tij ishin aq të ashpra sa njerëzit nuk ishin në gjendje të varrosnin të afërmit e vrarë.
Ai i ka bërë thirrje Japonisë që të rrisë sanksionet ndaj Moskës, duke përfshirë edhe vendosjen e një embargoje tregtare ndaj mallrave ruse.
Japonia i është bashkuar vendeve të tjera perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj bankave, bizneseve dhe individëve rusë.