Paralajmërimi i Institutit për Studime Ndërkombëtare për trazira në Kosovë (Dokument)
Serbia është duke përgatitur një plan sekret për trazira në Kosovë gjatë viti 2018.
Informatat janë siguruar nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, njofton “Klan Kosova”.
Sipas informatave që posedon ky institut, sigurimi shtetëror në Serbi ka themeluar një njësi të veçantë të quajtur “Ujqit” i cili do të organizojë një plan sekret, ku do të organizojë aktivitete të dhunshme (trazira etnike) në Kosovë.
“Klan Kosova” ka siguruar këtë dokument sipas të cilit ku njësit bazë e ka në Nish të Serbisë, por operon në gjithë territorin e Kosovës me tetë baza të saj, ku të angazhuar janë 162 persona të cilët edhe në të kaluarën kanë qenë pjesë e strukturave serbe të sigurisë – për këtë plan janë siguruar 20 milionë euro.
Dyshohet se nga këto aktivitet dhune do të ndryshojë edhe situata e sigurisë dhe kështu edhe të serbëve që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.
Këto burime janë të informuara se Qeveria e Serbisë do të dalë më disa kërkesa ndaj ndërkombëtarëve dhe Qeverisë së Kosovës.
Ndryshe gjatë ditës së sotme në Mitrovicën Veriore është vrarë kryetari i Iniciativës Qytetare, SDP, Olivier Ivanoviq.